Sektori i automobilëve, një fushë shumë me interes, për sipërmarrësit e huaj, të cilët kanë vlerësuar në Shqipëri tregun e punës

Investimet e huaja direkte në 6 mujorin e parë të këtij viti, sipas raportit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, arritën në 535 milion euro ose 10.1% më shumë se sa për të njëjtën periudhë të një viti më parë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj gjatë vizitës që zhvilloi në një sipërmarrje të huaj që operon në vendin tonë në fushën e automotivëve, u shpreh se “sektori i automobilëve është një fushë shumë atraktive sot për të gjithë investitorët e huaj të cilët kanë vlerësuar në Shqipëri tregun e punës dhe jo vetë për moshën e re, por edhe për fuqinë punëtore që përfaqëson një aftësi të mirë pune dhe koston që paguhet”.

Denaj tha se trajtimi i punonjësve është një element shumë i rëndësishëm, pagesa në kohë dhe e plotë e rrogës, është vlerësim maksimal të cilat janë elementë të rëndësishëm suksesi. që na vënë përpara përgjegjësisë për t’ju gjendur pranë biznesit çdo herë dhe për çdo gjë.

Nga ana e tij, investitori italian u shpreh se ka 7 muaj që po zhvillon biznesin e tij në Shqipëri dhe siç tha ai, “me atë ç’ka kemi parë, do t’i sygjerojmë investitorëve italianë të ndërmarrin sipërmarrje në Shqipëri, duke patur parasysh se këtu ka akoma hapësira për të investuar dhe mjaft lehtësi që i japin përparësi investimeve të huaja”.

“Forca e punës në këtë vend dhe cilësia e punës janë faktor që favorizojnë investimin” – tha ai.