Edi Reja ka marrë lajmin e keq në prag të sfidës kundër Islandës, vendimtare për fatet e kualifikimit të kuqezinjve në Kampionatin Europian 2020.

Tekniku italian ka humbur shërbimet e Etrit Berishës. Gardiani kuqezi është detyruar të largohet nga grumbullimi si pasojë e një dëmtimi. Në këtë mënyrë ka ndryshuar lista e lojtarëve të grumbulluar ku së fundmi është thirrur Gentian Selmani, portieri i përfaqësueses U-21.

Edi Reja duhet të gjejë formulën e duhur për të rigjeneruar ekipin përfaqësues brenda pak orësh.