Duket se tërmetet në Shqipëri nuk kanë të ndalur.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Uji dhe Mjedisit tërmetet kanë vijuar edhe gjatë fundjavës.

I fundit është regjistruar në orën 02:28:28 të ditës së dielë.

Magnitude e tij ka qenë 2.3 ballë e shkallëz rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 6 kilometra nga Gjiri i Lalëzit.

Kujtojmë që ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një valë e madhe tërmetesh.