Tashmë është zyrtare, UEFA do të hetojë kombëtaren turke të futbollit.

Vendimi është marrë sot nga Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) që ka ngarkuar inspektorë për nisjen e hetimit disiplinor ndaj Turqisë. Kombëtarja turke do të hetohet për sjellje politike dhe provokative.

Hetimi nis pas golit të vetëm që Turqia shënoi ndaj ndeshjes kundër Shqipërisë, të vlefshme për Euro 2020, kur futbollistët turq festuan me përshendetje ushtarake.

Pas ndeshjes dy futbollistë si dhe vetë kombëtarja turke e futbollit në Instagram deklaruan se fitoren ia dedikojnë ushtarëve turq që po luftojnë në Siri.