I ashtuquajturi “qytetar digjital” ka nxjerrë sërish blof ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka publikuar një foto në “Facebook-un” e tij ku kërkon të tregojë se aksioni anti-informalitet i ndërmarrë nga qeveria nuk po funksionon dhe se produktet nëpër biznese po shiten pa kupon.

Mirëpo blerësi i produktit ka nxjerrë blof Sali Berishën duke sqaruar se si qëndron e vërteta. Ai shkruan se fotoja e publikuar nga ish kryeministri është një fletë garancie sepse produkti ka qenë dhuratë për një person dhe se bashkëngjitur kësaj flete ka qenë edhe kuponi tatimor. Qytetari i ka kërkuar Berishës që ta fshijë këtë postim por ky i fundit nuk ka reaguar. (Lexo.al)