Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Roma ku ishte i pranishëm në momentin që Alvini iu dorëzua familjarëve u shpreh se rasti i 11-vjeçarit është një mesazh që terrorizmi dhe dhuna nuk duhet të ketë hapësirë në shoqërinë tonë.

“Ka pasur një dimension të rëndësishëm diplomatik dhe një aspekt të rëndësishëm policor nga dy vendet. Unë nuk dua të hyj në detajet e operacionit, dua vetëm dhe për këtë kam ardhur sot në Romë, për të shprehur falenderimit e qeverisë shqiptare së pari për autoritetet policore të dy vende, Presidentin e Kryqit të Kuq Italian dhe ndërkombëtar dhe të Gjysmë Hënës së Kuqe.

Dua të them se edhe autoritetet libaneze mbështetën operacionin në terren. Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme. Alvin Berisha është një rast i trishtuar që duhet të na tregojë të gjithëve, që dhu na dhe ter rorizmi mos gjejë asnjë hapësirë në shoqërinë tonë dhe këto raste të mos përsëriten më. Faleminderit që mundësuat që një djalë shqiptar të rikthehet në liri” tha ai.