Topi i Artë 2019 shkoi për Lionel Messin, teksa në sallë mungoi Cristiano Ronaldo, fitues i pesë Topave të Artë. Në mbrëmjen e të hënës, Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit dhe shoku i skuadrës së CR7 rriti dozën me një deklaratë që bëri mjaft bujë. “Vjedhja që iu bë Ronaldos ndodhi vitin e shkuar! Real Madrid vendosi që ai të mos e fitonte dhe bërri çmos që kjo të ndodhte. Eshtë e qartë. Modric nuk ishte as në vitin e tij më të mirë”.

“Këtë vit ishte më e vështirë me Ronaldo, Messi, Van Dijk, pasi është njësoj si të zgjedhësh mes Federer, Nadal e Djokovic… Nëse doje të çmoje dhe vlerësoje Champions atëherë ishte Van Dijk, ndërsa nëse doje të vlerësoje punën me ekipin ishte Ronaldo. Më pas Messi që bën mirë te Barcelona gjithmonë. Ne Cristianon e mbajmë fort. “Topin e Artë”, vitin e shkuar, me logjikë, duhet ta fitonte Mbappe ose Griezmann”.

“Interi? Po bën jashtëzakonisht mirë! Ne kemi fituar 15 ndeshje dhe barazuar katër të tilla, pa humbur asnjërën ende! Më mirë se kaq nuk mund të bëjmë. Do të jetë luftë deri në fund”.