Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj fundjave, sidomos në orët e natës të kryejë kontrolle të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka qenë e vendosur në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ku nuk kanë munguar shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Policia thotë se edhe pse kontrollet me Radar vijojnë sistematikisht për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, përsëri konstatohen drejtues mjetesh që fluturojnë në rrugë.

“175 Km/h, shpejtësi e frikshme, rrezik i madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjatë 4 orëve të fundit janë evidentuar 13 drejtues mjetesh të cilëve iu është pezulluar Leja e Drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi qe varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h.

Për Policinë Rrugore është primare parandalimi i aksidenteve e jo pezullimi i patentave. Udhëto i sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, bën të ditur Policia e Shtetit në faqen e saj në “Facebook”.

Live: Poo ndodh.Me Policine Rrugore te Tiranes në rrugen interurbane Tirane- Durrës.Edhe pse kontrollet me Radar vijojne sistematikisht për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara, perseri konstatohen drejtues mjetesh qe fluturojne ne rruge.175 Km/h, shpejtesi e frikshme, rrezik i madh per jeten e drejtuesit te mjetit dhe te perdoruesve te tjere te rruges.Gjate 4 oreve te fundit jane evidentuar 13 drejtues mjetesh te cileve iu eshte pezulluar Leja e Drejtimit pasi qarkullonin me shpejtesi qe varionte nga 139 km/h deri ne 175 km/h, ku limiti i lejuar eshte 90 km/h.Per Policine Rrugore eshte primate parandalimi i aksidenteve e jo pezullimi i patentave.Udheto i sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.#jetaeshteeshtrenjembrojeniate.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 30. Juni 2018