Një grua që humbi 57 kilogramë brenda dy vitesh ka zbuluar se si miqtë e ngushtë “e tallnin” pasi u dobësua.

Nicole Caperilla, 31 vjeçe, ia doli të binte në peshë dhe të bëhej trajnere personale, por miqtë i thonin se nuk ishte ende “perfekte”.

Ajo ishte 120 kilogramë, ndërsa sot është 63 kg. Nicole e arriti me vullnet dhe dietë të kujdesshme ushqimore atë që dëshironte për trupin e saj.

Nicole kishte probleme fizike dhe psikologjike prej peshës së saj, prandaj iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr disa kilogramë.

Pas kësaj, 31-vjeçarja ndoqi një dietë të pasur ushqimore dhe shkonte vazhdimisht në palestër. Por mikeshat e saj nuk e pritën mirë faktin që u dobësua në një kohë të shkurtër dhe u bë trajnere personale. Ato i thonin vazhdimisht se do më shumë punë për tu bërë e përsosur dhe përpiqeshin ta demotivonin, prandaj Nicole i largoi nga jeta.