Oliver Kahn do të drejtojë fatet e Bajernit të Mynihut në të ardhmen e afërt. Prej janarit të vitit 2020, “Titani” do të shërbejë si anëtar i bordit të klubit rekordmen të Gjermanisë, ndërkohë që dy vite më vonë do të zëvendësojë shefin e kësaj strukture, Karl-Hainc Rumenigen.

Por, në pritje të marrjes së detyrës së tij të parë zyrtare në ish-klub pas tre muajve, emri i ish-kapitenit është lakuar për një ngjarjeje të pazakontë.

“Bild” shkruan se legjenda e portës, i cili shërben edhe si ambasador i kompanisë së basteve “tipico”, ishte i pranishëm në një ceremoni promovimi garash me kuaj në Këln. Ai shoqërohej nga tre roje sigurie, të cilët tërhoqën menjëherë vëmendjen e shtypit gjerman.

Sipas “Bild”-it, dy prej këtyre truprojave janë pjesë e një ba nde kri minale, të cilët kanë edhe prece dentë pe nalë për kri me të dh unshme: s ulme, kër cënime, ndërkohë që njëri prej tyre është përfshirë edhe në shkëmbim zj arri.

A ishte jeta e drejtuesit të ardhshëm të Bajernit në rrezik? “Bild” këmbëngul se nëse anëtarë të “Ba ndidos” mund të kishin qenë të pranishëm gjatë eventit të fundit, mund të kishte një përplasje të ar matosur dhe Kahn mund të ndodhej në qendër të ko nfliktit mes tyre.

Forcat e sigurisë së këtij eventi i kishte pajtuar natyrisht kompania “tipico”, e cila prej vitit 2012 ka një kontratë me Oli Kahnin. Sipas “Bild”-it, kompania e basteve ka bërë kërkimet e saj për pastërtinë e punonjësve të sigurisë, por në fund nuk ka gjetur asgjë problematikë në dosjen e tyre.