Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, shokon me deklaratën e tij referuar fituesit të Topit të Artë të vitit të kaluar. 35-vjeçari akuzon Real Madridin se nuk ka dashur që këtë trofe individual ta fitonte Cristiano Ronaldo.

“Vjedhja e e Topit të Artë ndodhi vitin e kaluar. Nuk duhej ta fitonte Modric, maksimumi Pogba ose Griezmann. Ia dhanë Modricit vetëm sepse Reali nuk donte që ta merrte Ronaldo. Këtë vit duhej ta fitonte një futbollist i Liverpoolit. Të zgjedhësh mes Messit e Ronaldos është si të zgjedhësh mes Federerit dhe Nadalit.”

Futbollisti bardhezi dha opinionin e tij edhe për Interin, që me Conten në krye mbetet rivali i fortë i Juves për titullin e Serisë A. “Interi nuk më befason aspak, e njoh Conten dhe lojtarët e tij. Interi po bën diçka të jashtëzakonshme, e dinim që do të ishte aty dhe do të jetë për një kohë të gjatë”, tha ai.

Chiellini i del në mbrojtje mbrojtësit holandez De Ligt, i vënë shpesh në qendër të kritikave: “Flas çdo ditë me të, është shumë i zgjuar. Ka dëshirë të mësojë i kupton gjërat shumë shpejt. Është i datëlindjes 1999 dhe është katapultuar në një kampionat ku luhet ndryshe.”