Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji i ka shpëtuar një atentati me ar më pasditen e sotme.

Mjetit të prokurorit Arjan Ndoji i është zënë pritë në orën 16:30 minuta tek mbikalimi i Shkozetit nga autorë ende të paidentifikuar.

Në makinë ndodhej vetë prokurori Arjan Ndoji, shoferi i prokurorit Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi.

Mësohet se atentatorët po ecnin paralelisht me mjetin e prokurorit me targa AA 333 ZD, kur kanë që lluar me br eshëri a rme në drejtim të tyre.

Për pasojë ka mbetur i pla gosur prokurori dhe dy personat që ishin në makinë.

Prokurori ka marrë vetëm dy plu mba ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku dyshohet se është qël luar me 4 pl umba dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranës.

ABC News raporton se Andi Maloku ka qenë ish- punonjës policie në Kruje dhe i hetuar më parë për disa konflikte.

Prokurori Ndoji dhe Aleksandër Laho ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit.

Për zbardhjen e krimit m afioz është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga departamenti i Policisë kriminale, prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Nga burime të ABC News mësohet se është identifikuar automjeti i autorëve dhe policia është drejt identifikimit të tyre.

Pas ngjarjes së rëndë drejt qytetit të Durrësit kanë mbërritur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Aty kanë shkuar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kryeprokurorja Arta Marku dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Ndërkohë, nga të dhënat e fundit, raportohet se shënjestër e atentatit mund të ketë qenë pikërisht Landi Muharremi, dhe jo prokurori Ndoji.

Kjo, për shkak të së kaluarës së tij.

Por për momentin ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e policisë.