Nga prilli i këtij viti nis mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe pas një viti çdo sigurim per autoveturat dhe mikrobusëve do të bëhet duke aplikuar sistemin “bonus malus”. Nga prilli i këtij viti nis mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe pas një viti çdo sigurim per autoveturat dhe mikrobusëve do të bëhet duke aplikuar sistemin “bonus malus”.

E thënë ndryshe nëse je shkaktar i një aksidenti atëherë çmimi i policës së sigurimit të detyrueshëm do të rritet dhe e kundërta ndodh nëse nuk shkakton aksident. Endri Kote, drejtor i mbikëqyrjes së tregjeve në AMF, shprehet se historiku i aksidenteve ka bazë vjetore dhe çmimet e siguracioneve do të vendosen me bazë të kësaj metodologjia nga prilli i 2020. “Mbas një viti me shkaktimin e një aksidenti do të ketë një rritje me 15% të çmimit të policës dhe një ulje me 5 % për ata drejtues që nuk kanë shkaktuar asnjë aksident”, tha Endri Kote, drejtor i Mbikëqyrjes së Tregjeve, AMF.

Në bazë të kësaj formule për një automjet me një motor prej 1600 kubikë, çmimi bazë i sigurimit është afro 18 mijë lekë në vit, nëse kryhen një aksident çmimi rritet në 20,700 leke. Kur je disa herë shkaktare çmimi mund të dyfishohet duke shkuar deri në 36 mijë lekë. Gjithsej janë 19 klasa ku listohen përdoruesit e autoveturave dhe mikorbusëve. Secili e nis nga klasa e trembëdhjetë, ku është përcaktuar tarifa bazë.

Ndërkohë nëse nuk je shkaktar aksidenti mund të përfitosh deri në përgjysmim të tarifës. Përveç efektit ekonomik, AMF, synon që të ulë numrin e aksidente dhe pasojave prej tyre me aplikimin e sistemit “bonus malus”. “Ka efekte sociale mjaft pozitive pasi sic është konstatuar edhe në vendet e zhvilluar europiane në të cilat është aplikuar ka sjelle një ulje të aksidenteve pra duke rritur ndërgjegjësimin e publikut në drejtimin e automjetit së pasojave sociale në kujdesin e shëndetit të drejtuesve të automjetit dhe personave te tretë”, tha Endri Kote, drejtor i Mbikëqyrjes së Tregjeve, AMF.

Akses në bazën e të dhënave të AMF me historikun e aksidenteve kanë të gjitha kompanitë e sigurimeve në vend. Nga ana tjetër nga sistemi “bonus malus” janë të përjashtuar drejtuesit e motoçikletave, autobusëve, kaminonëve dhe makinerive bujqësore.