Peter Waller ka në pronësi prej 30 vitesh një dyqan të vogël në Middlesbrough.

Një natë, aty ia behin dy grabitës, të cilët e kërkojnë me thika duke thënë se duhej t’u jepte paratë, “ndryshe do t’i copëtonin fytyrën”.

Shumë do të ishin trembur duke vepruar siç kërkuan grabitësit, por Peter u soll ndryshe: Ai i kapi me shkelma dhe grushte duke i nxjerrë jashtë, raporton abcnews.al.

“Ai më tha se do më presë fytyrën, por unë kam punuar shumë për këtë dyqan”, u shpreh Peter për “The Mirror”.