Një zjarr në një shkollë islamike në Liberi ka vr arë të paktën 27 nxënës.

“Fëmijët po mësonin Kuranin kur nisi zjarri,” tha zëdhënësi i policisë, Moisiu Carter.

Zjarri besohet se shpërtheu në orët e para të mëngjesit. Carter u shpreh për Reuters se dy nxënës të mbijetuar u dërguan në spital. Ndërkohë policia tha për BBC se janë ende në kërkim të kuf omave në rrënojat e ndërtesës.

Presidenti George Weah në një postim në Twitter i shprehu ngushëllimet familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

“Lutjet e mia shkojnë për familjet e fëmijëve që vdiqën mbrëmjen e kaluar në qytetin Paynesville, si rezultat i një zjarri vde kjeprurës që përfshiu ndërtesën e shkollës së tyre. Kjo është një kohë e vështirë për familjet e vi ktimave dhe të gjithë Liberinë,”-tha ai.

Zyrtarët thanë për AFP se vik timat janë të moshës 10 deri në 20 vjeç.

Carter shtoi se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por që hetimet po vazhdojnë./ON/