Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Paçram-Mabe, ku një trailer ka përplasur makinë tip Benz. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.