Ndërhyrja në kohë nga Policia e Shkodrës ka parandaluar ngjarjen që mund të kishte pasur pasoja fatale. Një 23-vjeçar ka përndjekur dhe kanosur me armë shtetasen me inicialet A.G të cilës iu fut në banesë në mesnatë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Besnik Hyseni, 23 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartëpërmendur, ku ju gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 121/a dhe 278/3 të Kodit Penal. /G.Gj/Lexo.al/