Gjatë tre muajve të parë të këtij viti shkëmbimet tregtare me anije nga porti i Durrësit janë realizuar me 43 porte në 13 vende të botës. Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në periudhën janar-mars 2019 mallrat e import-eksporteve që janë përpunuar në kalatat e portit të Durrësit kanë mbërritur apo janë nisur drejt 43 porteve në kontinentet e Europës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës.

13 porte në Turqi kanë pritur apo përcjellë mallra nga/drejt portit të Durrësit. Në vendin e dytë renditet Italia me 8 porte gjithsej, ndërsa më tej Rusia, Egjipti e SHBA me 3-6 porte. Gjatë tre muajve të kaluar në portin e Durrësit kanë mbërritur 51 mijë ton mallra nga portet e Houston, Lake Charles dhe Texas (SHBA). Më shumë se 55 përqind e mallrave të import-eksportit që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-mars 2019 drejtohen/mbërrijnë drejt/nga portet e Rusisë, Turqisë dhe SHBA.