Kryetari i grupit parlamentar për Parinë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se po vijon puna shqyrtuar nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në një dalje publike për median, Balla theksoi se në Kuvend do të votohet për ngritjen e Komisionit Hetimor. Në zbatim të plotë të kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit, jemi në fazën kur është shqyrtuar nisma për shkarkimin e Presidentit.

Raporti i shkon Kuvendit për seancën plenare. Në Rast se raporti miratohet, hidhen hapat për ngritjen e komisionit hetimor për të hetuar punën e presidentit. Grupet parlamentare do të propozojnë se kush do të jenë përfaqësuesit në komision. Jemi në zbatim të afateve kushtetuese për të çuar më tej këtë kërkesë.

Sot e rëndësishme është që te merrni lajmin që Kuvendi i Shqipërisë po vijon punën për kërkesën për shkarkimin e Presidentit.