Shiu është shumë qetësues sidomos po të meditojmë. Sipas Guruve të meditimit shiu është një muzikë natyrale, që arrin të na qetësojë shpirtin duke prekur kordat e duhura. Zakonisht kur bie shi tek shumica e qytetarëve shkaktohet panik, krijohet trafik nëpër rrugë, makinat shumëfishohen dhe për shkak të mbingarkesës në rrugë bëhen vonë për në punë dhe detyrime të tjera.

Ndonjëherë ndodh që ndonjë aksident i mundshëm na vonon edhe më shumë dhe kështu njerëzit pashmangshmërisht e urrejnë kohën me shi. Për këtë arsye meditimi është mënyra më e mirë për të përfituar nga koha e zymtë. Të meditosh kur bie shi, do të thotë thjesht të ndaloni, t’i shkoni pas fillit “tekave” të motit dhe të bëni atë që ju kërkohet. Edhe nëse jeni në makinë, në trafik, do të mund të përshpejtoni më shumë duke u stresuar? Jo. Do të shkoni më shpejt në punë? Sigurisht që jo. Duke qenë se nuk keni asnjë superfuqi për këtë situatë, këshilla është kjo: përqendrohuni te shiu që bie dhe qetësohuni. Shiu ka një zhurmë shumë të këndshme kur bie në kontakt me tokën dhe sipërfaqe të tjera. Nuk është rastësi që, dikush që ndodhet në shtëpi, kur fillon të bjerë shi, adhuron të shijojë peizazhin.

Meditimi bën shumë mirë në aspeksin e mirëqenies psikofizike. Ndihmon që të çlodheni, shton aftësinë e përqendrimin dhe ndihmon të hyni në kontakt me ndërgjegjen.

Shiu “i detyron” të gjithë të reflektojnë. Mendoni sa shumë njerëz blejnë disqe me tingullin e shiut që të meditojnë me lehtë, por në momentin që këtë tingull ua dhuron qielli, ankohen dhe nuk e shfrytëzojnë rastin. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të mësoni të meditoni kur bie shi. Ju ndihmon, pa asnjë dyshim, të hyni më shumë në kontakt me veten e me tokën. Ju ndihmon të sintonizoheni me energjitë e universit, ju mëson t’i shihni me filozofi edhe situatat e pafavorshme, duke u munduar në njëfarë mënyre të përfitoni nga një ditë me shi, e cila duket sikur ju pengon në planet e ditës.