Interi pritet t’i arkëtojë 18 milionë euro nga shitja e Joao Marios te klubi rus, Lokomotiv Moscow në janar. Erdhi me shumë bujë në verën e vitit 2016 nga Sporting Lisbon, por rrugëtimi i tij tek Interi nuk shkoi ashtu siç pritej.

Bëhet fjalë për Joao Marion, mesfushori që këtë vit po luan si huazim me të drejtë blerje tek Lokomotiv Moscow. Portugezi ka bindur trajnerin Youri Semin me paraqitjet e tij dhe në muajin që lamë pas portugezi u shpall si lojtari më i mirë i muajit.

Klubi rus ka vendosur t’ia paguajë Interit 18 milionë eurot e premtuara në rast të ushtrimit të drejtës për blerjen e mesfushorit. Këto para ekipi i Interit do t’i investojë përsëri në tregun e transferimeve, pasi trajneri Antonio Conte ka deklaruar disa herë që mungojnë lojtarë në organikën e ekipit.