Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPTRR) furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me Targa të Veçanta nga prodhimi i Drejtorisë së Transporti Shqiptar.

DPTRR njofton se furnizimi i 5-të, prej datës 1 Gusht 2019, në totalin e targave është 241 copë për automjete me seritë nga AA 001 YK – AA 999 YR (kombinimet numërore shembull: 001/111/101/100) dhe 9 copë për motomjete me kombinimet numërore: BA 111 – BA 999.

Prej muaji Prill e deri më tani janë shitur rreth 881 Targa të Veçanta.

Ja si të zgjidhni online targat e bukura, sa ju kushton

Për herë të parë në Shqipëri ka nisur aplikimi i një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta.

Të gjithë qytetarët/subjektet duhet të kryejnë regjistrimin online nëpërmjet këtij sistemi, duke paraqitur të dhënat e kërkuara të mjetit dhe ato personale/të subjektit të sakta, sipas kartës së tyre të identitetit/niptit të aktivitetit.

Aplikuesi, në momentin e marrjes së shërbimit pranë DRSHTRR-ve, duhet të jetë ose zotëruesi i mjetit ose person i autorizuar nga subjekti biznes, enti leasing, koncesionar, agjenci shërbimesh. DPSHTRR rezervon të drejtën të pezullojë rezervime që kryhen nga persona që dyshohet se luajnë rolin e sekserëve ose që shtojnë tarifa të paautorizuara mbi këtë shërbim publik, si edhe ndalon aksesin në sistem përgjithmonë për keqpërdorim të shërbimit. Në çdo rast kur një rezervim nuk rezulton në kryerjen e shërbimit për mosparaqitjen e qytetarit/subjektit brenda afatit, targa rikthehet automatikisht në sistem për t’u rishitur përmes rezervimeve të reja.

Pas plotësimit me sukses të aplikimit online, qytetari/subjekti ka një dritare kohore me afat të kufizuar, që do i informohet me email, me detajet e komunikimit për paraqitjen pranë sportelit të zgjedhur të drejtorisë rajonale për të kryer pagesën e shërbimit dhe targimin e mjetit.

Link i aplikimit: http://rezervim.dpshtrr.gov.al/#/booking