Portali E-Albania po bëhet gjithnjë e më shumë i nevojshëm për qytetarët, pasi ata mund të shkarkojnë dokumentacione të ndryshme online.

Nga statistika e fundit rezulton se deri më tani janë regjistruar përdorues të rinj 3,365, ndërsa dokumente të shkarkuara janë 46,199.

Ndërsa në total përdoruesit e shërbimit elektronik janë 116,520 dhe përdorues me aplikacion mobil janë 9,735.

Portali qeveritar e-Albania mund të aksesohet kudo nga një kompjuter, tablet apo aparat celular dhe mund të përdoret për marrjen e shërbimeve elektronike nga kushdo që ka një numër identifikimi shqiptar.

Aktualisht në portal ka mbi 600 shërbime elektronike dhe 38 dokumente me vulë elektronike tërësisht në funksion të qytetarëve dhe biznesit.

Dhënia vlerë ligjore e vulës elektronike dhe nënshkrimit elektronik ka patur ndikim të madh të reduktim kostosh dhe kohë të humbur për qytetarët.