Vetëm përmes Zyrave të Punës, gjatë kësaj jave janë punësuar 648 persona.

Duke iu referuar shifrave të punësimeve për periudhën 11-17 tetor, rezulton se në qarkun e Beratit janë punësuar 27 persona, në qarkun e Durrësit 77 persona, në qarkun e Fierit 76 persona, në qarkun e Korçës 57 persona.

Po ashtu në një javë përmes Zyrave të Punës në Qarkun e Dibrës figurojnë 16 të punësuar, në qarkun e Elbasanit 39 të punësuar, në qarkun e Gjirokastrës 28 të punësuar, në qarkun e Kukësit 15 të punësuar, në qarkun e Lezhës 23 të punësuar, në qarkun e Shkodrës 70 të punësuar, në qarkun e Tiranës 179 të punësuar dhe në qarkun e Vlorës 41 të punësuar.