Shifrat e punësimit kanë ardhur në rritje, pasi edhe këtë javë numri i të punësuarve, vetëm nga zyrat e punës është rritur në të gjitha qarqet e vendit dhe kap shifrën 558 persona.

Nga statistika e punësimi, rezulton se shifrat e punësimit për këtë javë, 02-08 gusht 2019 janë në rritje.

Në qarkun e Beratit janë punësuar gjithsej 7 persona, nga këta 2 në Kuçovë dhe 5 në Skrapar. Në qarkun e Dibrës janë punësuar 18 persona nga këto 6 në Bulqizë dhe 12 në Dibër.

Në Durrës janë punësuar 79 persona, nga këto 3 në Krujë dhe 76 në Durrës. Në Elbasan janë punësuar 14 persona, nga këto në Elbasan 7, Gramsh 6 dhe Librazhd 1.

Në fier janë punësuar 56 persona, nga këta në Fier 22, Lushnjë 30, Mallakastër 4. Në qarkun Gjirokastër janë punësuar gjithsej 12, nga këto në Gjirokastër 10, Tepelenë 1 dhe Përmet 1.

Në qarkun Korçë 36 nga këto në Korçë 6, Kolonjë 8, Pogradec 21 dhe Devoll 1. Në qarkun Kukës janë punësuar 12 persona, nga këto 1 në Has dhe 11 në Tropojë.

Ndërsa në qarkun Lezhës janë punësuar 35 persona, nga këto në Lezhë 14 persona, në Kurbin 10 dhe në Mirditë 11. Në qarkun Shkodër janë punësuar gjithsej 33 persona nga këto në Pukë 2, Malësi e Madhe 8 dhe në Shkodër 23.

Në qarkun Tiranë janë punësuar 133 persona nga këto në Kavajë 26 persona, ndërsa në Tiranë 107 person. Në qarkun Vlorë janë punësuar 123 persona nga këto në Delvinë 19, Sarandë 79 dhe Vlorë 25.