Lori Hoxha është një nga blogeret më të njohura. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale si dhe ajo profesionale.

Lori shquhet për një jetë suerluksoze dhe kjo gjë është vënë re lehtë me veshjet e saj, stilin e jetës si dhe udhëtimet e saj në mbarë globin. Së fundmi ka qënë e ftuar në një festë për festat e fundvitit edhe pse jemi ende në muajin nëntor.

Ajo që ra në sy ishte veshja ose më saktë fustani i Lorit, i cili ndryshe nga herët e tjera ka pasur një çmim më modest.

Për festën e shtëpisë së modës “House of CB”, Lori kishte veshur një fustan të të njëjtës marke, i cili kushtonte vetëm 183 euro.

Ky është një çmim relativisht i lirë, duke marrë parasysh vetëm veshjen e fundit, blogerja shpenzoi për një shall ‘Christian Dior’ rreth 2000 dollarë.