Vetëm pak minuta pasi klubi i Tottenham ka deklaruar se ka shkarkuar trajnerin Mauricio Pochettino, kanë qarkulluar emrat e parë mbi atë që do të jetë pasardhësi i tij në stolin e skuadrës londineze.

Sigurisht, kandidatët janë të shutmë, për sipas mediave angleze, tre janë emrat që spikatin më shumë.

Edi Hou, trajneri aktual i Bornmuthit, vlerësohet shumë për mënyrën se si ka ndërtuar një skuadër argëtuese me një buxhet relativisht të ulët e të gjithë do të dëshironin ta shihnin në një skuadër të madhe,

Ndërkohë, tërheq me shumë interes edhe emri i Daniel Nagelsman, trajnerit të ri i cili pasi bëri emër me Hofenhajm, ka marrë drejtimin e Lajpcig e synon ta kthejë në një superfuqi në Gjermani. Me të do të jetë shumë më e vështirë të arrihet një akord pasi ka pak muaj në stolin e Lajpcig.

Ndërsa një hipotezë e bujshme do të ishte ajo e kthimit në Angli të Carlo Ancelottit.

Trajneri po mendon largimin nga Napoli pas kaosit të javëve të fundit dhe Tottenham do të priste krahëhapur një teknik me kaq shumë eksperiencë ndërkombëtare.