Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku si pasojë ka pasur dhe të plagosur.

Sot policia bën me dije se ka arrestuar një 17-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur me thikë një 21-vjeçar

Njoftim i plotë

Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Arrestohet shtetasi E.P, 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues nė fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.