Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit gjatë muajit shtator konkretisht që prej datës 14 deri në 20, në vetëm një javë, janë punësuar 2078 persona.

Konkretisht në Qarkun e Beratit 70 të punësuar. Në qytetin e Beratit 23 persona, në Kuçovë 11 dhe në Skrapar 36 persona.

Në Qarkun e Durrësit 112, ne qytetin bregdetar 93, në Krujë 19.

Në Qarkun e Fierit 504 persona. Në qytetin e Fierit 344 të punësuar, në Lushnjë 140, dhe në Mallakastër 20.

Në Qarkun e Korçës 58 persona. Në qytetin e Korçës 12, në Devoll 13, në Kolonjë 3 dhe në Pogradec 30 persona.

Në Qarkun Dibër janë punësuar gjithsej 34 persona. Në Bulqizë 14, në Peshkopi 7 dhe në Mat 13.

Në Qarkun e Elbasanit janë punësuar gjithsej 86 persona. 82 në qytetin e Elbasanit, 1 në Gramsh 1 në Librazhd dhe 2 në Peqin.

Ne Qarkun e Gjirokastrës janë punësuar 16 persona. 15 në qytetin e Gjirokastrës dhe 1 në Përmet.

Në Qarkun e Kukësit janë punësuar 118 persona. 1 në Has, 106 në Kukës dhe 11 në Tropojë.

Në Qarkun e Lezhës janë punësuar 120 persona. 41 në Kurbin, 60 në qytetin e Lezhës dhe 19 në Mirditë.

Në Qarkun e Tiranës janë punësuar 540 persona. 530 në kryeqytet dhe 10 në Kavajë.

Në Qarkun e Vlorës janë punësuar 146 persona. 107 në Vlorë, 36 në Delvinë dhe 3 në Sarandë.