Departamenti i Administratës Publike i ka kushtuar një rëndësi të veçantë të interesuarve që duan të bëhen pjesë e ekipit të profesionistëve të administratës publike.

DAP ka krijuar një video që udhëzon qytetarët që të kontrollojnë herë pas herë njoftimet në faqen zyrtare për vende vakante dhe të aplikojnë në pozicionin që dëshirojnë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me një videoinformacion sesi qytetarët mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shërbimit civil.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion mbi formën e lehtësuar, të hapur dhe transparente të aplikimit për tu bërë pjesë e shërbimit civil, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Nga videoja tregohen hapat që duhet të ndiqni. Fillimisht duhet krijimi i profilit, ngarkimi i dokumenteve dhe pastaj aplikimi. E gjithë kjo procedurë bëhet përmes faqes zyrtare të departamentit të administratës publike.