Nëse ka persona që marrin çdo gjë me optimizëm kur janë në një lidhje dhe mundohen të kalojnë çdo sfidë që ju del, ka dhe nga ata që me pengesën më të vogël i dramatizojnë gjërat.

Peshqit. Pa ndonjë surprizë të madhe peshqit janë në krye të listës. Me ndjeshmërinë e madhe që kanë ata mund t’i shohin edhe situatat më të thjeshta si tragjedi. Temperamenti akuatik i bën që çdo dallgë të vogël ata ta shohin si një tsunami. Peshqit mërziten, qajnë, por edhe inatosen shumë kur kanë debate në çift.

Gaforrja. Edhe gaforret janë shumë të ndjeshme. Ashtu si peshqit atyre çdo kritikë që mund t’iu bësh e marrin si diçka serioze dhe trishtohen pafund. Nëse keni të bëni me persona të kësaj shenje tregohuni të kujdesshëm sepse nuk e përmbajnë dot veten.

Dashi. Personat e kësaj shenje ziejnë nga brenda. Për çdo gjë të vogël ata acarohen dhe mund të bëjnë skandale të mëdha. Tregohuni shumë të matur sepse kur nuk ju pëlqen diçka ata bëhen të papërshkrueshëm.

Virgjëresha. Në pamje të parë personat e kësaj shenje janë të qetë dhe në kërkim të harmoninë, por kur diçka nuk ju ecën mirë, kanë tendencë ta shohin vetëm anët negative. Në momente të tilla virgjëreshat mund të vënë në pikëpyetje edhe vazhdimësinë e lidhjes.