Ashtu siç ishte përcaktuar, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Ohër, ku do të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

Siç bën me dije zyra e shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski.

Ndërkohë, ditën e diel do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12.00. Kujtojmë se në samit do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit konfirmoi praninë e tij në samit pas një telefonate që kishte bërë me Ramën dhe kryeministrin ende në detyrë të Maqedonisë, Zoran Zaev. Të tre këta lider kanë ngritur idenë e krijimit të ‘Shengenit të Ballkanit’.