Pas takimit trepalësh në Novi Sad, Aleksandar Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët.

Kryeministri shqiptar tha se ky takim vjen nga nevoja për të zhvilluar ekonominë dhe për të luftuar krimin e organizuar.

“Ne nuk mund të jemi peng i së shkuarës në dëm të fëmijëve. Mund të jetë më e lehtë të rrimë në barrikada, por kjo është një zgjedhje e keqe. Ne do të takohemi sërish në Ohër” – tha shefi i qeverisë shqiptare.

Rama nuk kurseu as ironitë me Bashkimin Evropian. Ai u shpreh se Ballkani Perëndimor nuk mund të presë derisa të zgjidhen mosdakortësitë.

“Miqtë europianë duan të drejtën e autorit kur unë e quaj Schengen, por mund t’i gjejmë një emër tjetër” – tha Rama duke shtuar se deri në fund të vitit 2021 idea e mini-schengenit do të jetë realitet.

/javan