Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së n2ë Neë York, u përqëndrua në bashkëpunimin rajon në Ballkan.

Duke përdorur strategjinë serbe të ‘paternalizmit në Ballkan’, Vuçiç përmendi në fjalimin e tij investimet në infrastrukturë të cilat tregojnë angazhimin e Serbisë për fqinjësi të mirë me vendet e tjera ballkanike.

‘Kam patur një takim të rëndësishëm me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë. Jemi pajtuar që të punojmë për veten tonë dhe rajonin tonë, për një treg të përbashkët. Ndoshta është diçka revolucionare, por popujt e Ballkanit nuk mund t’i shërbejnë vetëm të tjerëve pasi mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme për vetën e tyre’, ka thënë gjatë fjalimit në OKB presidenti serb.

Ideja për mini Schengenin Ballkanik pritet të diskutohet me 9 dhe 10 Tetor në qytetin e Novi Sadit në mes të kryeministrit Rama, kryeministrit maqedonas Zaev dhe presidentit serb Vuçiç. Kjo gjë është pritur me entuziazëm në Serbi.