Elhaida Dani ka vizituar Katarin dhe ka publikuar një video nga udhëtimi i saj i fundit në Doha. E entuziasmuar për këtë udhëtim, këngëtarja shqiptare nuk ka pritur të zbresë nga avioni, por ka realizuar një super video të Doha-s në orët e para të mëngjesit. Por një komentues e ka cilësuar këtë udhëtim si pushime “të paguara nga sheiku”, duke vënë në siklet këngëtaren, e cila nuk ka ndejtur duarkryq por i ka kthyer menjëherë përgjigje.

” Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë të rroftë VIZITA”. “Bravo! Sepse sipas teje, që një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë për Sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe ! Ciao”, i shkruan Elhaida. Të tjerë fansa e kanë mbështetur këngëtaren e cila ka punuar vërtet shumë fort për të realizuar ëndrrat. Më pas në një tjetër postim publik, Elhaida ka bërë thirrje që ta shohim jetën nga një tjetër perspektivë, nga lentet e asaj që “femrat nuk kanë nevojë për mashkullin me lekë”.