Bashkimi Europian do të kundërpërgjigjet në mënyrë të vendosur dhe të unifikuar nëse SHBA-ja vendos taksa për eksportet e çelikut dhe aluminit, theksoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vizitë në Lisbonë.

Anëtarët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të kundërpërgjigjen në mënyrë inteligjente, të vdendosur dhe të bashkuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me homologun portugez, Antonio Costa, raporton ata.

“Sanksionet e studiuara nga presidenti amerikan, Donald Trump nuk janë konform rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë”, nënvizoi ajo.

Administrata amerikane po përgatitet të njoftojë aplikimin e tarifave doganore shtesë për importin e çelikut dhe aluminit europian që prej ditës së sotme, një ditë para datës përfundimtare për përjashtimin e akorduar nga Uashingtoni për BE, konfirmoi sot “Wall Street Journal”.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte njoftuar në muajin mars tarifa doganore shtesë prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, para se të përjashtonte disa aleatë të SHBA-së.

Përjashtimi i përkohshëm, prej të cilit përfitoi për momentin BE-ja përfundon të premtem më 1 qershor dhe europianët nuk kanë reshtur, këto javët e fundit, të kërkojnë një përjashtim të përhershëm.j.j