Zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri.

Gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID, numri dy i ambasadës së SHBA njofton se Amerika ka një lajm të keq për këta zyrtarë, duke e cilësuar si rëra në ingranazhe, që sipas tij, shumë shpejt do të bëjë që aktivitetet tyre korruptive të ndalen.

“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.

Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni.

Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë.

Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.”- ka thënë zv. Shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski.

Sic duket nga deklarata, SHBA ka nje paralajmerim te forte per te gjithe ata qe jane kunder reformes ne drejtesi.