Ambasadori Richard Grenell, i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi deklaron se e mirëpret nismën për Shengenin Ballkanik si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ai theksoi se kjo nismë mund të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjithë në rajon, përfshirë edhe Kosovën.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, thuhet se “ne mirëpresim nismën për Shengenin e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”.

“Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, thuhet në deklaratë.