Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer në Davos ka folur për zgjedhjet ne Shqipëri dhe Reformën Zgjedhore.

 

Ai eshte shprehur qarte se Zgjedhjet në Shqipëri jane  të lira e demokratike dhe se Opozita të ulet për Reformën Zgjedhore

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.”- ka thënë zyrtari amerikan.

Matthew Palmer në Davos për Shqipërinë:

Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.

Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.