Sot në orën 21:00 Liverpooli dhe Chelsea do të përballen në Stamboll në finalen e Superkupës së Europës.

Disa orë para startit, Xherdan Shqiri ka marrë lajmin e keq nga Jurgen Klopp i cili e ka pozicionuar shqiptarin në stolin rezervë.

Liverpool pritet të luajë në repartin e sulmit me treshen e famshme: Salah, Firmino dhe Mane.

Ja formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Liverpool: Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Keita, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Christensen, Zouma, Emerson; Jorginho, Kovacic; Pedro, Barkley, Pulisic; Giroud.