Presidenti Ilir Meta ka pohuar në Facebook se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.

Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të enjte përplasjen mes Presidncës dhe Ambasadës Amerikane, sa i përket Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë dy gazetarët e aktualitetit kanë sqaruar edhe “shantazhimin” ndaj zëdhënësit të Presidentit.

Klodiana Lala: Nuk di të jetë kërcënuar, do duet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi. E ka fjalën për ambasadën italiane.

Artan Hoxha: Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi i ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë kemi. Është kërkuar që të mos kërkohet emri i personelit të ambasadës. Është kërkuar që emri i personit, ti mund ti drejtohesh Ambasadës, por jo një personi.