Në prag të ndeshjes Bolonja-Lacio ka folur trajneri Pipo Inzagi, i cili do të ketë përballë vëllanë e tij, Simonen. Për të dy është një ndeshje e veçantë.

Ish-sulmuesi i Milanit, Pipo Inzagi, ka thënë: “Të kesh si kundërshtar vëllanë është një emocion i madh. Për mua dhe për prindërit tanë është diçka speciale, ashtu si dhe për nipërit tanë. Le të fitojë më i miri, por është diçka shumë e çuditshme.

Sigurisht, secili do të bëjë punën e vet me skuadrën që drejton. Ne shpresojmë të fitojmë. Lacio është një skuadër që sezonin e shkuar nuk shkoi në Champions padrejtësisht. Na duhet të bëjmë ndeshjen perfekte nesër”.