Shefe e departamentit te semundjeve infektive ne Institutin e Shendetit Publik, Silva Bino është shprehur së fundmi, se sezoni i gripit ende nuk ka ardhur. Por sipas të dhënave, tha ajo ka qarkullim të virozave respiratore, rrufës, që shpesh njerëzit e ngatërrojnë me gripin. Bino deklaroi se, në javën e parë të muajit nëntor do të fillojë vaksinimi për gripin, i cili për grupet e riskut dhe stafin mjekësor do të jetë falas. Sipas Binos këtë vit do të jenë 80 mijë doza vaksinimi dhe risia do të jetë vaksinimi jo vetëm për fëmijët, por edhe mësuesit dhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve.

“Nuk kemi forma të rënda, qarkullim të gripit. Edhe në rajon qarkullimi i gripit është i ulët. Në rajonin Europian qarkullojnë viruset A dhe B, por nuk mund të bëjmë parashikimin, pasi jemi herët dhe gripi është sëmundje e paparashikueshme. Ne presim që të qarkullojnë këto viruse që janë të përfshirë në vaksinën e gripit. Vaksinimi do të nisë javën e parë të nëntorit, në atë moment vjen edhe vaksina ndaj gripit, që jepet falas për të gjitha grupet e riskut dhe punonjësit shëndetësor. Po promovojmë vaksinimin e fëmijëve, dhe të mësuesve të shkollave dhe edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve, pasi janë në kontakt me ta. Do të fillojë vaksinimi për të gjithë grupet e riskut. Gripi është një sëmundje e rrezikshme, që shfaqet cdo vit me tre forma, të të lehtë, të mesme dhe rëndë, që mund të japë edhe vdekjen. Format e rënda vihen re te personat me sëmundje bashkëshoqëruese, diabet, astmë, obezët, gratë shtatzëna, etj. Ne kemi një parashikim në lidhje me viruset e gripit që janë pjesë e vaksinës, prandaj u vonua, pasi rekomandimet e OBSH-së u dhanë një muaj më pas, nga shkurti në fund të marsit. Presim të qarkullojnë viruset A dhe B, AH1NI dhe AH3N2 me karakteristikat përkatëse, pasi vaksina e një viti që shkoi ka disa ndryshime të vogla por thelbësore.“,- tha Bino./dritare.net