Milani është ndalur në ndeshjen e parë të kampionatit pasi në fushën e Udineses humbën me rezultat 1-0. Kuqezinjtë e prisnin me entuziazëm fillimin e kampionatit por duket se Udinese e Igor Tudor i kishte përgatitur një surprizë në shtëpinë e tyre.

Ndeshja u vendos nga një debutues, braziliani Becao. 23- vjeçari i cili u transferua nga Brazili për 1.6 milion euro në minutën e 72′ shfrytëzoi një krosim për ta çuar topin drejt rrjetës. Tek Milan debutuan trajneri Giampaolo dhe lojtarët Rafael Leao apo Ismael Bennacer të cilët u inkuadruan nga stoli në pjesën e dytë por pa lënë gjurmë.

Për më tepër Udinese u tregua më ”sunduese” në fushë sesa kuqezinjtë. Duket se Milan pikët e para do i marrë në shtëpi përballë Brescias ndërohë kampionati italian vijon me ndeshjet e tjera. Dje Juventus fitoi rezultatin 1-0 në Parma falë golit të Chiellinit ndërsa sot luhen Roma- Genoa dhe Sampdoria- Lazio.