Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se për momentin arritën që ta stabilizonin kursin e këmbimit me ndërhyrjen e jashtëzakonshme në tregun valutor, por nuk arrijnë të parashikojnë dot si do të jetë ecuria në të ardhmen.

Gent Sejko tha se arsyeja kryesore e ndërhyrjes duke blerë valutë ishte për të ruajtur objektivin e inflacionit të institucionit monetar qendror.

“Në momentin që pamë që kursi do ndikonte negativisht në inflacionin e pritur, mund të na çonte në një situatë nën nivelin zero, morëm vendim për të tërhequr tepricën e valutës”.

Sejko shtoi se ata për momentin arritën që ta stabilizonin kursin e këmbimit, por ata nuk arrijnë të parashikojnë dot si do të jetë ecuria e kursit në të ardhmen.

“Kemi filluar aplikimin e programim të ndërhyrjeve duke blerë në treg, e ndaluam mbiçmimin e mëtejshëm të lekut”, tha ai, duke shtuar se në bazë të ecurisë, do të gjykojmë sa do të vazhdojë ky program.

Sejko tha se valuta që qarkullon në vend, sidomos ajo që hyn në tregun informal është praktikisht e pamatshme. Banka e Shqipërisë ka të dhëna vetëm për valutën që qarkullon në sistemin bankar, e cila është rreth 4 miliardë euro.

Sejko nuk bëri të ditur një shifër, se sa është shuma me të cilën banka ka ndërhyrë deri tani. “Për programin e ndërhyrjeve, ne raportojmë në fund të çdo tremujori dhe deri tani është bërë publik vetëm tremujori i parë”.

Aktualisht jemi në një program ndërhyrje për efekt të kursit të këmbimit në inflacion, deklaroi Sejko. Më parë ,kemi ndërhyrë për efekt të rritjes së rezervës valutor, shtoi.

Rreth një muaj më pranë, euro preku nivelin më ta ulët të këmbimit në tregun e brendshëm valutor vitet e fundit. Eksportuesit u ankuan për humbje, ndërsa opozita argumentoi se po goditjen edhe familjet shqiptare në të cilat remitancat zënë të ardhurat kryesorë apo të vetme.

Më 6 Qershor, Guvernatori i BSH-së paralajmëroi në një konferencë për mediat se do të hyjë në tregun valutor, duke blerë valutë, me qëllim ndalimin e monedhës europiane, që dukej sikur kishte kaluar në rënie të lirë. Pas kësaj deklarate euro u rrit me 2-3 pikë përqindje, por ra sërish.

Sipas kursit të sotëm të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro u këmbye me 125.92 lekë, 0.04 pikë më shumë se një ditë më parë.j.j