Sebastian Giovinco vazhdon të shkruajë historinë larg Italisë. Ish-fantazisti i Juventusit, sot te Al-Hilal, ka arritur që të kualifikohet në finalen e Champions League aziatik.

Al Hilali kishte humbur 4-2 në ndeshjen e parë ndaj Al Sadd, mirëpo në ndeshjen e dytë klubi saudit arriti të triumfojë 4-1 duke kaluar më tej.

Hilal tani do të përballet me Urawa Red Diamonds, që në dy përballje mposhti Guangzhou me rezultin 2-0 dhe 1-0.

Koreanojugorët janë një ekip që ka në përbërje edhe tre brazilianë dhe me trajnerin japonez.

Giovinco luajti 84 minuta në ndeshjen e fundit dhe dha asistin për golin e dytë dhe të tretë.