Një rol i lirë dhe asnjë detyrë mbrojtëse në fushë, ky është plani i Maurizio Sarrit për ta nxjerrë më të mirën nga Cristiano Ronaldo në Juventus. Sarri ka theksuar se Ronaldo është lojtari i vetëm në skuadrën e tij që e ka marrë lejen: ‘I lirë në fushë”.

Pas humbjes 3:2 ndaj Tottenhamit në International Champions Cup, trajneri i ri i Juves e lartësoi kapitenin e Portugalisë, duke pohuar se duke qenë se është ndër lojtarët më të mirë në botë, Ronaldo duhet të ketë liri të jetë sa më kreativ. “Cristiano është lojtari më i mirë në ekipin tonë, natyrisht. Prandaj, mendoj se duhet t’i organizojmë shumë mirë 10 (lojtarët) e tjerë në fazën e mbrojtëse. Por, Cristiano mund të luajë ku të dojë në fushë. Mendoj se është shumë më rëndësi për të jetë i lirë në fushë”, tha Sarri.

Por zhvillimi i Ronaldos nga një anësori i pamarkueshëm dhe i shpejtë në Manchester United në një vrasës para golit në Real Madrid ngre pyetjen natyrale: A e do Sarri CR7 apo CR9? Menjëherë pasi u emërua trajner i kampionit italian, Sarri nuk humbi kohë dhe i telefonoi Ronaldos për të lënë një takim personal. Ata u takuan dhe Sarri e pyeti Ronaldon se ku pëlqen ai të luajë dhe çfarë plani të lojës e sheh si më frytdhënës. Ai ia ka bërë të qartë pesë herë fituesit të Topit të Artë se dëshiron që ai të luajë më afër portës në një sistem 4-3-3.

Roli i 9-shit ka qenë gjithmonë i rëndësishëm në lojën e Sarrit. Ronaldo gjithmonë ka qenë lojtar që ka shprehur gatishmëri për të qenë në dispozicion të trajnerit. Për të nuk bën shumë dallim nëse luan si anësor apo si 9-sh, nëse vazhdon të shënojë gola dhe të fitojë trofe. Në këtë mënyrë, të dy do të nxjerrin atë që duan nga njëri-tjetri: përkushtimin. Juventusi i Sarrit do të ndërtohet përreth Ronaldos që ai të mundë të shënojë gola, duke e shndërruar atë në një sulmues që ai synon