Aktori shumë i njohur turk, Çagatay Ulusoy, u bë i famshëm me rolin e tij si “Sarp” në serialin “I infiltruari”. Ai është një ndër aktorët më të pëlqyer nga gjinia femërore dhe filmi i tij i ri po pritet me padurim.

Mirëpo, për shkak të këtij filmi, ‘Sarp’ ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e tij. Aktori është fotografuar gjatë xhirimeve dhe fansat janë shokuar nga pamja e re.

‘Sarp’ ka shtuar shumë kile dhe duket thuajse si një person tjetër. Aktori ka pozuar duke buzëqeshur, teksa ndodhet në qytetin turk Kirklareli ku po xhiron filmin. Burimi: Xing.al