Sara Bajraktari edhe pse e re në moshë, ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut dhe jurisë, duke marrë kështu vlerësimin maksimal të saj për të vazhduar udhëtimin drejt finales së këngës magjike. Ajo është shprehur për Gazetën Ora se është shumë e lumtur për këtë hap të madh që ka hedhur në karrierën e saj.

Ajo është nga Berati dhe që në moshën 7-vjeçare ka performuar në festivale fëmijësh, ku dhe është vlerësuar me çmimin “ Vokali më i mirë” për grup-moshën e saj. Prej 3 vitesh Sara i bie pianos, si dhe merr leksione për kanto, ndërsa zhanret e saj të preferuara muzikore janë pop, blues dhe jazz. Sara ka marrë pjesë në Festivalin e Fëmijëve Shkodër; Festivali i 50-të i Fëmijëve në Tiranë; si dhe Perform Fest 2011 dhe 2012. Në vitin 2016, Sara Bajraktari merr pjesë në “Gjeniu i Vogël 7”, ku shpallet finaliste; në shtator 2017 merr pjesë në JESC 2017, ku fitoi çmimin e dytë. Në vitin 2018, Sara Bajraktari merr pjesë në “Voice Kids of Albania”, duke arritur deri në fazën gjysmëfinale. Për herë të parë në “Kënga Magjike” Sara Bajraktari konkurron në kategorinë Neë Artist me këngën “Më vonë”.