Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Çeli nga ku jep edhe një lajm të mirë për vendin dhe integrimin.

Rama shkruan se jo vetëm ka marrë mbështetje totale nga vendet e V4 që janë Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia për çeljen e negociatave por edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv.

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik👍”, shkruan kryeministri Rama i cili ndodhet në samit bashkë me ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.